Himarë/I dyshuar për vrasjen e turistit Rus; Lirohet Fatmir Kuçi
I dyshuari për vdekjen e turistit Rus, Fatmir Kuçi, ka marrë masën e vendosur nga gjykata e apelit. Ndaj bizesmenit është vendosur që të lirohet, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Bëhet me dije se gjykata urdhëroi lirimin e Kuçit, me argumentin se nuk ka prova që të vërtetojnë se turisti u dëmtua nga skafi i biznesmenit në zonën e Potamit në Himarë.
Në argumentet që avokati i Kuçit renditi për të kërkuar lirimin e tij ishin:
“Nuk jemi para gjendjes së flagrancës, pasi personi nën hetim nuk u kap në kryerje e sipër të veprës penale. Nga aktet rezulton se ky shtetas, pasi konstatoi të dëmtuarin në det, ka ndaluar mjetin e tij, e ka kthyer dhe i ka vajtur në ndihmë, si dhe u ka kërkuar ndihmë personave që ndodheshin në një mjet lundrimi mbas tij dhe së bashku me një tjetër person, kanë mundur ta hipin në mjetin e tij të dëmtuar dhe ta sillnin në mol. Ai ka lajmëruar zv.shefin e kufirit të Himarës, Hekuran Muça, për ngjarjen.
Policia e Himarës nuk i ka vajtur në ndihmë. Ka lajmëruar ambulancën vetë, e ka zbritur të dëmtuarin me ndihmën e personave të tjerë për ta nisur në qendrën shëndetësore të Himarës dhe më pas është interesuar për gjendjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

