Hiqej si dentiste, arrestohet shqiptarja nw Nju Jork

Një shqiptare është arrestuar në Nju Jork pasi hiqej si dentiste, raporton AP. Prokurorët thanë se ajo ndërhynte tek pacientët, ndërkohë që dentistja e vërtetë nuk ishte aty, duke u shkaktuar plagë serioze. Valbona Yzeiraj, 45 vjeç, tha se ishte trajnuar si dentiste në Shqipëri, por nuk kishte licencë apo trajnim në Nju Jork. Ajo e deklaroi veten të pafajshme në gjykatë. Një nga pacientet e saj mori infeksion, kurse një tjetër tha se akoma ka dhimbje, dy vjet pas trajtimit. Shqiptarja punonte në zyrën e Jeffrey Schoengold në Bronks. Kur ai nuk ishte aty, ajo hiqej si dentiste. Kur ai e mësoi, e hoqi nga puna. Prokuroria tha se Yzeiraj tentoi që t’i vidhte atij 20 mijë euro.Yzeiraj rrezikon deri në shtatë vjet burg.

 

SHKARKO APP