Hiqet lëvizja e lirë? BE-ja voton për kontrolle të ashpra kufitare, rikthehen vizat?
Sot shtetet e BE-së, do të vendosin për të votuar ri-futjen e kontrolleve kufitare. Zona e Shengen brenda BE-së është një zonë e lëvizjes së lirë pa pasaporta, e cila shihet si një model që po e shkatërron Europën.
Megjithatë, zona Schengen ka qenë një ndihmë për terroristët, për njerëzit trafikantë dhe emigrantët ekonomikë, si një avantazh i të udhëtuarit pa viza e kontrolle. Shtetet që kanë firmosur pro Shengen, janë duke luftuar me emigracionin masiv të pakontrolluar dhe sot ato do të marrin vendim për të sjellë përsëri kontrolle të ashpra kufitare.
Sipas “Daily Express”, eurodeputetët do të votojnë propozimin për të zëvendësuar agjencinë kufitare të Frontex me një Kufiri të ri Europian, e cila do të ketë më shumë kompetenca. Shtetet anëtare “mund të ri-vendosin përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare”, në qoftë se ata refuzojnë të bashkëpunojnë me agjencinë.
Çuditërisht Dimitris Avramopoulos, komisionari i bllokut për emigrim, u shpreh se kjo është një shenjë e suksesit të BE-së. Ai pohoi se agjencia e re “do të parandalojë një krizë tjetër”.
Ai shtoi më tej se:”Rregullat e reja janë një element i domosdoshëm për të sjellë Shengen në gjendje normale”.
Një zëdhënës i Parlamentit Europian çuditërisht u shpreh se shtetet e tjera anëtare “kanë të drejtë” për të ri-vendosur kontrollet kufitare sipas planit, nëse një “kërcënim” për Shengen del. Zona është kritikuar në muajt e fundit, duke pretenduar se terroristët janë në gjendje të udhëtojnë shumë lehtë përtej kufijve të BE-së.
Duke folur pas sulmeve të tmerrshme në Paris, shefi i Brukselit Donald Tusk pranoi që Shengen është në prag të kolapsit. Z. Tusk, kreu i Këshillit të Europës, ka thënë se: “Ruajtja e Shengenit është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur për ta fituar këtë garë. Kjo përfshin rivendosjen e kontrollit të jashtëm të kufirit. Pa kontrolluar efektivitetin mbi kufijtë tanë të jashtëm, rregullat e Shengenit nuk do të mbijetojë”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

