“Hiqet patenta përjetësisht!” Drejtori i Rrugores tregon ndryshimet në Kodin Rrugor

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka bërë të ditura ndryshimet e reja në Kodin Rrugor. Në një konferencë për shtyp, ai tha se një nga ndryshimet kryesore kanë të bëjë me pezullimin e patentës përgjithmonë, duke hequr mundesinë e pagesës dyfish të gjobës.

Deklarata e Drejtorit të Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci

Jemi sot në këtë komunikim me ju, për prezantimin e disa normave të reja, të miratuara me Ligjin nr. 58/2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, masa këto që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër ndryshimet kryesore, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026, evidentojmë:

Swiss Digital Mobile Reklama

* Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet. Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSH­TRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar.

* Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

* Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë.

Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

* Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

* Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.

* Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish.

* Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?