Hiqet penaliteti, Lleshaj: Vetëdeklarimi për adresat të bëhet vullnetarisht

Heqja e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja për kë nuk ka deklaruar transferimin e vendbanimit, sipas opozitës në Parlament, fsheh llogaritje elektorale të mazhorancës socialiste. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i lexon këto akuza si alibi të pakicës për të justifikuar rezultatin e ardhshëm elektoral. “Heqja e penalitetit, për të motivuar ata të deklarojnë vendbanimet meqë gjoba nuk e bëri”, u shpreh ministri.

Deputeti Ralf Gjoni tha se ka marrë ankesa nga shumë qytetarë, të cilëve u është ndryshuar adresa pa dijeninë e tyre. Denoncimin gati e kishte deputeti Adriatik Alimadhi, me anëtarë të familjes së tij.

”Nipin tim me nusen dhe kalamajtë e kanë lëvizur nga 4 te 9. Tani, njësia 9 i thotë ço kërkesën që të rrish te 4. Mos e tund kokën se e kam verifikuar vetë. Kush i lëvizi ata?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lleshaj njoftoi se Ministria e Brendshme do të sjellë shpejt një paketë të plotë, ku deklarimi i vendbanimit do të kushtëzohet me marrjen e shërbimeve bazë si ato shëndetësore dhe arsimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?