“Hiqni kapelet!”, turma e protestuesve thirrje: Nuk është turp të jesh polic

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po zhvillohet sot një protestë ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësi ndaj Policisë së Shtetit, duke artikuluar thirrje të drejtpërdrejta kundër mënyrës së reagimit të saj në disa ngjarje të fundit.

Protestuesit iu referuan incidentit të ndodhur në Zvërnec, ku një qytetar u dhunua nga një punonjës i sigurisë private, ndërsa sipas tyre policia nuk ndërhyri në mënyrën e duhur. Në këtë kontekst, ata kërkuan përgjegjësi më të madhe nga institucionet e rendit.

Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje simbolike, përfshirë kërkesën që efektivët e policisë të heqin kapelet, si formë proteste ndaj veprimeve të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është turp të jesh polic, por është turp të mos zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën”, u shpreh një nga protestueset gjatë tubimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?