Historia e Adelines, shqiptarja që preku zemrat e politikanëve italian
Historia e Adelines, vajza kurajoze, e cila, pasi erdhi nga Shqipëria në Itali, përfundoi në prostitucon.
E reja shqiptare, si luanesh e vërtetë arriti ti largohet asaj rruge dhe që atëherë, kohën e saj ja kushtoi gravë e tjera që ishin hedhur në atë vorbull turpi dhe dhimbje. Adelina ka shpëtuar shumë gra të reja, falë edhe ndihmës së policëve, që ajo i quan “engjëj mbrojtës.
Adelina, po vuan nga sëmundja e kancerit, dhe përballimi i shpenzimeve mjeksore dita dites po bëhet i pa përballueshme për të. Shumë nga ata që lexuan historinë e Adelines konfirmuar gatishmërinë e tyre për mbledhjen e fondeve që do të bënin të mundur kurimin e saj.
Mario Spagnolo dhe Giulia Moriseni, përfaqësues të partisë së Salvinit kan nisur një fushatë sensibilizuese për të mbështetur betejën e Adelinës.
” Adelina meriton nënshtetësinë italiane për shembullin që ka treguar duke rrespektur ligjin, na ka dhënë një mesim të gjithve ne. Do të shkojmë personalisht tek Ministri Salvini për ti tregua këtë histori të trishtuar. Adelines po i behet nje padrejtesi në një moment kaq delikat të jetës së saj. Një gjë është e sigurt, Adelina do të ketë nënshtetësi italiane “,- u shprehen ata.
Ajo e gjen veten sot me një leje qëndrimi që skadon në fund të shtatorit, dhe me një kartë shëndetësore që skadon njëkohësisht. “Dua të jem një qytetar italian, e meritoj,” tha ajo për leccenews24.it.
/M.Noka- Koha Jone/