Historia e Alvinit: Si u kap rob nga ISIS Afrim Berisha (Video)

Nga Anelise Borges, EURONEWS

Pesë vjet pasi gruaja e tij rrëmbeu djalin e tyre për të jetuar me Shtetin Islamik në Siri, Afrim Berisha arriti ta shpëtonte djalin e tij Alvinin, që kishte mbetur në një kamp refugjatësh.

Alvini ishte vetëm 6 vjeç kur maja e tij u kthye në besimin islam, e mori me vete dhe braktisi babain e tij në Shqipëri, për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri.

Kur Berisha, babai i Alvinit, kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai vendosi të shkonte në Siri dhe ta gjente të birin.

Berisha tha për Euronews se ai mendonte vetëm për Alvinin dhe nuk i interesonte asgjë tjetër. Ai shtoi se e kishte marrë parasysh rrezikun, por çfarë të bënte?!

Vetëm dy javë pasi gruaja e tij mori Alvinin, Berisha shkoi në Siri. Që në javën e parë që mbërriti atje, ai u kap nga ISIS.

Babai shpëton nga robëria

Berisha qe me fat. Ai arriti të shpëtonte nga të kapurit rob, duke paguar 500 euro një luftëtar shqiptar të ISIS.

Pas kësaj, ai ku nga Siri, por u kthye çdo vit për të gjetur Alvinin, pavarësisht rrezikut që i kanosej, por pa dobi për ta gjetur.

Pas disa vitesh, Berisha mori një letër nga djali i vogël, që i kërkonte ta kthente në shtëpi. Në këtë letër, Alvini i tregoi se ku ndodhej.

Mamaja e Alvinit ishte vrarë gjatë luftimeve për Bahouz, në lindje të vendit pranë Deir el Zour. Djali ishte plagosur dhe kishte mbetur vetëm. ai qëndroi afro gjashtë muaj në kampin Al-Hol.

Besohet se mijëra fëmijë të tjetër europianë të ISIS ndodhen në kamp. Avokati Darien Levani tha për Euronews se ai gjykon se Afrim Berisha mori përgjegjësinë që nuk dua ta marrin qeveritë” duke kthyer Alvinin në shtëpi.

Levani tha: “Gjëja më e rëndësishme që ai bëri ishte t’i bënte të ditur publikut se çfarë po ndodhte”. Sipas avokatit, kjo histori ndihmon opinion të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me fëmijët europianë që jetojnë në ato kampe.

Tomaso Della Longa nga Kryqi i Kuq tha se disa qeveri “kanë filluar diskutimet me ne për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë. Është shumë komplekse që ata nuk mund të thonë se diçka do të ndodhë nesër. Në Lindjen e Mesme, konteksti është shumë i paqëndrueshëm”.

Albanian father rescues son who had been kidnapped to live under IS

SHKARKO APP