Historia e gruas në foton që tronditi Kosovën: Ushtarët serb e përdhunuan para familjarëve

Serbët kryen genocid gjatë luftës së Kosovës duke vrarë mijëra shqiptarë, ndërkohë që u shpërngulën prej shtëpive gati një milion prej tyre.

Një tjetër formë e dhunës se kriminelëve serb në Kosovë ishin përdhunimet masive ndaj grave të pambrojtura.

Një foto e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina ka tronditur jo pak opinionin publik në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të duken disa ushtarë serbë duke përdhunuar një grua nga Kosova, pasi i kishin vrarë disa prej familjarëve. Pjesa tjetër që i kishte mbijetuar vrasjes mbahen me armë në kokë dhe krahët ngritur, ndërkohë që detyrohen që të shohin të afërmen e tyre teksa dhunohet sistematikisht nga kriminelët serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja ka qenë 35 vjeç në momentin kur është dhunuar dhe për fat të mirë është gjallë megjithëse përjeton dramën e saj.

Dëshmia e saj është marrë e plotë dhe është futur në dosjen që po përgatitet për krimet serbe në Kosovë. Ajo ka thënë se i njeh dhunuesit e saj dhe është e gatshme të dëshmojë.

Nuk është e qartë se ku është fotografuar ky moment, megjithatë duket se kemi të bëjmë me periudhën kur shqiptarët e Kosovës po largoheshin nga vendi i tyre për shkak të vrasjeve dhe terrorit masiv nga forcat serbe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?