Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e KOHA JONE/ Kur Kiço Blushi parashikonte Luftën në Ballkan që në tetor 1995

35 vite KOHA JONË E martë, 17 Nëntor 2020 11:37
Historia e KOHA JONE/ Kur Kiço Blushi parashikonte Luftën në Ballkan që në tetor 1995
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 8 Tetor 1995 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Kiço Blushi-

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Nuk janë vetëm të vrarët në Bosnjë dhe varret kolektive të mbjella nga urrejtjet nacionaliste që kanë pllakosur politikën ballkanike. Atentati mbi Gligorovin tregon se Ballkanin kërkojnë ta kthejnë nga fuçi baruti në fushë të hapur, të minuar, e të pakontrolluar dot të një lufte politike, etnike e fetare e cila synon të përfshijë më vonë jo vetëm minishtetet e dobëta e të rraskapitura, por edhe Evropën.  Është e njëjta skemë e luftës së Parë Botërore që u ndez nga atentati në Sarajevë mbi princin Aleksandër. Nuk është zgjedhur pa mend vendi i atentatit dhe personi mbi të cilin do të kryejë krimin. Nuk është zgjedhur rastësisht dita e atentatit: pas hyrjes së Maqedonisë në KE, pas mirëkuptimit me Greqinë, pas kthimit të Gligorovit nga Serbia dhe para kompromisit për ndërrimin e simboleve kombëtare.  Duke qenë Gligorovi udhëheqësi më i suksesshëm i Ballkanit, ndërsa Maqedonia shteti më i ri dhe më multietnik, potencialisht trazirat do të ishin më të paevitueshme. Kjo zgjedhje e vendit të atentatit dhe e personit kundër të cilit do të kryhej krimi politik nuk është një përzgjedhje tepër e stërholluar, e stërholluar dhe tepër profesionale është mënyra e organizimit të atentatit, çka presupozon se qendra që projektoi atentatin është profesioniste. Por fakti që klasa politike që udhëheq Maqedoninë nuk u çorodit dhe nuk ra në kurth, tregon se Gligorovi, edhe pse ishte udhëheqësi me reputacion të madh ndërkombëtar, kishte ditur të ngrinte institucione dhe njerëz në pushtet që do të ruanin ekuilibrin dhe interesat e vendit, edhe duke qenë vetë në koma. Ja ç’do të thotë kur një udhëheqës di të ndërtojë institucione dhe vlera morale e nuk përpiqet vetëm për institucionin e emrit të vet, domethënë për mbrojtjen dhe forcimin e pushtetit të vet politik.  Ja ç’do të thotë përvojë politike, vizion politik dhe këndvështrim më i gjerë se interesi i sundimit të përkohshëm e vetjak. Paniku që presupozohej se do të ngjallte atentati doli pa efekt dhe kjo ndodhi jo falë defekteve të terroristëve, por të atyre që e rrethonin Presidentin Gligorov, pra të bashkëpunëtorëve e këshilltarëve të tij të ngushtë. Figura e plagosur e Presidentit shërbeu më shumë për të njësuar e bashkuar forcat e ndryshme politike si dhe solidaritetin e fqinjëve, të cilët kishin shprehur më parë interesa ndaj shtetit të ri maqedonas, i cili duhej vetëm pas disa ditësh të përcaktonte në Parlament flamurin kombëtar dhe kompromisin historik. Rast unikal ky në historinë e shteteve kur Presidenti ndodhet në shtratin e vdekjes e kur organizimi shtetëror edhe pa të  duhet të vendosë për simbolet kombëtare.  Ndërkohë autorët e krimit të rëndë politik “nuk janë identifikuar”.  Kjo heshtje e mençur nuk tregon se autorët e krimit kanë ikur “në drejtim të panjohur”. Heshtja në këtë rast është politikë e mençur e cila e kthen në avantazh politik krimin e kryer ndaj numrit një të shtetit, Presidentin Gligorov. Në qoftë se fatin e tij e kanë në dorë mjekët, fati politik i Maqedonisë duhet të përcaktohet nga aftësia e klasës politike, që edhe pa Presidentin, do të shmangë panikun, gjë që po realizohet dhe çka duket se është më kryesorja, në plan të parë do të dalë pyetja: kujt do t’i faturohet krimi politik: nacionalistëve, ndonjë vendi fqinj, integralistëve myslimanë, apo ndonjë etnie jo maqedonase? Duke e mbajtur të ngrehur këtë  qark, politika maqedonase jo vetëm krijon hapësira më të mëdha veprimi, por rrit kësisoj  edhe kredibilitetin e vet, duke e vendosur çështjen maqedonase në qendër të Ballkanit e jo vetëm të Ballkanit. Kjo “faturë politike” që ende nuk është adresuar, do të jetë shkatërruese dhe bombë për atë që do ta marrë, ashtu siç do të jetë avantazh tepër i madh për klasën e sotme drejtuese dhe interesat e shtetit të ri maqedonas. Duket si paradoksale, por kjo në të vërtetë është meritë e Presidentit Gligorov. Sepse udhëheqësit e mençur dinë të drejtojnë me shembullin e tyre edhe pas largimit nga posti për shkak të mekanizmit të votës, të vdekjes apo atentateve, ndërsa udhëheqësit mediokër dhe zullumqar pa vizione, me ambicie dhe egoizëm të pakontrolluar për pushtet vetjak, e humbin shansin dhe reputacionin edhe duke qenë në pushtet, le më pas vdekjes apo ikjes nga posti.  Është fakt i pamohueshëm se Presidenti Gligorov krijoi një shtet të ri nga rrënojat jugosllave. Në Shqipëri kishim shtet, tani kemi anarki. Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se shteti disaditor maqedonas na është imponuar edhe në rrafshin bilateral për çështjen e shqiptarëve, edhe në rrafshin ndërkombëtar e diplomatik. Është e pranueshme tashmë se Maqedonia, duke qenë multietnike, pra një model në miniaturë i Evropës së bashkuar, quhej si një mundësi për t’u bërë Bosnja numër dy, por falë aftësive për dialog dhe manovrave të Gligorovit, doli jashtë luftës që ka përfshirë tërë hapësirat jugosllave. Politika e Gligorovit jo vetëm që e nxori Maqedoninë nga lufta, por tërhoqi tërë vëmendjen ndërkombëtare.  Faktori maqedonas u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: ai u dha si shembull se si dialogu mund të shmangë gjakderdhjen dhe luftën.  Duke ngjallur ndjenjat nacionale edhe tek qytetarët e thjeshtë, Gligorovi ka mundur të krijojë imazhin e udhëheqësit që di të ruajë ekuilibrin, di të vihet mbi rrymat nacionaliste, fetare, apo etnike, di të ndërtojë një shtet duke i pasur frenat e shtetit në dorë jo nëpërmjet dhunës, por bisedimit dhe marrëveshjes si dhe realizimit në mënyrë të besueshme të institucionit të Presidentit, si institucion i unitetit kombëtar. Pikërisht kjo “e vrau” Gligorovin. Por nuk është ky i vetmi shkak. Duke kryer një vrasje politike në një zonë të nxehtë e të bombarduar nga urrejtja si Ballkani, duke qenë Gligorovi një figurë që kapërcen interesat e një shteti të vogël, dora që bëri skenarin e kësaj vrasjeje ka llogaritur diçka më tragjike, në një hapësirë shumë më të gjerë se  kufijtë e Maqedonisë. Ky skenar nuk është lexuar ende nga njerëzit e thjeshtë e nga popujt e Ballkanit. Autobomba e vërtetë ende s’i ka dhënë efektet e saj politike.  Kush ka kaluar edhe tranzit nëpër Maqedoni nuk e ka vështirë të kuptojë se, që në kufi, autoriteti i shtetit më të ri të Evropës që ende është pa flamur kombëtar e që identiteti i vet kombëtar është ende i diskutueshëm deri edhe në simbolet kombëtare, është i plotë; administrata maqedonase funksionon njëlloj si një administratë e konsoliduar prej shekujsh. Ne shqiptarët kemi një shtet gati 100-vjeçar, por edhe nëpunësit e vegjël doganierët, policët, le më pastaj intelektualët e mesëm në Maqedoni (ndryshe nga këtu) duket se besojnë dhe janë sinqerisht të interesuar që shteti i tyre, ndonëse ende foshnjor, të jetë i fortë, i konsoliduar, i mbrothësuar, unik. Në Maqedoni, inteligjencia nuk ka hyrë në atë luftën e paprinciptë politike që do të thotë në gjuhët ballkanike eliminim, – por ajo është, pavarësisht nga pluralizmi, e palëkundur dhe e vendosur për lartësimin e “kulturës,  traditave, vlerave kombëtare”. Mu dha rasti të dëgjoj në një konferencë ndërkombëtare disa nga intelektualët dhe shkrimtarët më të njohur maqedonas: ata, të gjithë, lartësonin gjuhën, artin, traditat me një vetëdije organike prej rilindasi.  Pashë muzetë e tyre, kishat në Ohër e në Shën Naum dhe nuk më bënë përshtypje vetëm ruajtja fanatike e monumenteve, botimet luksoze, të financuara nga shteti, propaganda perëndimore dhe e kualifikuar, nuk më bënë përshtypje vetëm botimet, revistat, gazetat dhe koncepti perëndimor se vetëm identiteti kulturor kombëtar është identitet e vlerë e vërtetë njerëzore, por bindja se pa këtë identitet nuk mund të ketë të mira vetjake. Tre ditë para atentati, Gligorovi priti në rezidencën e vet në Ohër, shkrimtarët pjesëmarrës në konferencë. Me një gjuhë të qetë e të qartë ai na shpjegoi afërsisht kështu kredon e vet politike: bota tashmë e di se ku të çon konfrontimi, dhuna, luftërat… dhe ku të çon dialogu dhe mirëkuptimi. Ata që hyjnë në luftërat ndëretnike nuk fituan dot kufij të rinj, por vetëm viktima, shkatërrime dhe përbuzje ndërkombëtare… Do të kthehet apo jo në kabinetin e vet presidencial, Gligorovi e krijoi këtë imazh dhe këtë realitet politik, i cili me të apo pa të ka dhënë rezultate tepër pozitive për fatin e më tej të Maqedonisë e të qytetarëve të saj. Në këtë sfond tragjik të krijimit politik,  pak vetë e kujtojnë aktin “e çuditshëm” të Gligorovit vjet në Sofje. Ai nuk pranoi të nënshkruante aktet zyrtare sepse ato nuk qenë shkruar në dy gjuhë, në gjuhën bullgare dhe në gjuhën maqedonase. Linguistët e dinë shumë mirë se ç’dallim ka midis këtyre dy gjuhëve; megjithatë në Maqedoni bullgarët i përkthejnë. Pra Gligorovi i tregoi edhe Bullgarisë se Maqedonia është shtet më vete, që ka edhe gjuhën e vet maqedonase… Ky akt nuk ishte vetëm diplomatik apo politik, për t’i treguar fqinjëve dhe botës pavarësi dhe sovranitet, por edhe një akt kulturor. Ndërsa ne shqiptarët zihemi natë e ditë për gjuhën e njësuar që shpallin vazhdimisht armiq. Ne po rrënojmë jo vetëm gjuhën, kulturën, identitetin por edhe besimin te vendi; ne po e çojmë vetveten drejt një vetëshkatërrimi absurd, të pandalshëm dhe antikombëtar. Politika e urrejtjes dhe mungesa  e unitetit kombëtar, kriza morale dhe lufta për eliminim personal mes shqiptarëve, po e vë çështjen shqiptare në zgripin më dramatik të kohës e të Ballkanit.  Përpara historisë në radhë të parë do të ballafaqohet shembulli i udhëheqësit. Para se të shohim kancelaritë e fuqive të mëdha, ne shqiptarët, nuk është keq të shohim edhe në dritaret e fqinjëve për të parë veten në pasqyrë.  Sepse pasqyrat e fqinjëve janë më domethënëse se ato të panjohurve, qofshin këta më të pasur e më të fuqishëm. Fati ynë, si qytetar të këtij vendi, nuk është i lidhur dhe i varur vetëm në një parti e në një njeri, në një aleat apo në një konjukturë, ai është i varur nga besimi që kemi te Shqipëria dhe te lidhjet që krijojmë ne me të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.