Historia e largimit të dy kushërirave, u mashtruan nga “biznesmeni” në facebook

 

 

“Do ikim në Angli” Me këtë letër dy kushërirat 16- 15 vjeçe njoftuan prindërit për largimin e tyre nga banesa mëngjesin e 26 tetorit 2015.

Dy të miturat kishin planifikuar gjithçka por pa marrë parasysh rrezikun që u kanosej.
Dy vajzat u gjetën pasditen e së martës 27 tetor në Lushnje. Në polici ata kanë rrëfyer se ishin mashtruar nga një djalë i këtij qyteti që e kishin njohur përmes facebook.

Mëngjesin e 26 tetorit, A. R, 16 vjeçe dhe kushërira e saj Sh.H, 15 vjeçe, të dyja me banim në Durrës, nisën një aventurë, e cila për pak mund të përfundonte shumë e hidhur.

“Biznesmeni ne facebook”


I riu nga Lushnja ishte lidhur me 16 vjeçaren përmes facebook. I kishte thënë se jetonte i vetëm dhe se kishte një biznes të vetin në Lushnje, ndërkohë që familjarët jetonin në Itali.

Gjithashtu, ai i kishte premtuar se do të niseshin për në Angli dhe se po të donte të merrte me vete edhe kushërirën 15-vjeçare, të cilin do t’ia prezantonte kushëririt të vet.
Adoleshentët bien dakord dhe nisin planin e largimit.

Adoleshentet ishin nisur si çdo ditë për në shkollë, pasi mësonin në njërin prej gjimnazeve të qytetit të Durrësit, duke mos lënë asnjë dyshim tek familjarët.
Familjes I lënë një letër “Do ikim në Angli”. Ato kanë treguar se nuk kanë shkuar në shkollë, por në një parukeri, ku kishin lyer flokët për të mos u pikasur nga të njohurit e tyre. Pasi kishin realizuar procesin e ndryshimit të imazhit, kushërirat kishin qëndruar mbrëmjen e së hënës deri mëngjesin e së martës në një nga hotelet tek Shkëmbi i Kavajës. Rreth orës 09.00 të së martës ato ishin nisur me autobus drejt qytetit të Lushnjes ku i priste djali

Vajzat zbulojne mashtrimin
Sapo zbresin në Lushnje kuptojnë se ishte një mashtrim se djali punonte në një Fast-Food, që edhe ai nuk ishte i veti. Ai u prezantoi vajzave edhe disa shokë të tij, të cilët gjatë bisedës u kishin kërkuar të kryenin mardhënie seksuale. Ata u kishin sygjeruar vajzave të shkonin në hotel. Por, vajzat nuk kanë pranuar dhe djemtë i kanë detyruar me zor të shkonin në një hotel të zonës.

Ndërkohë mediat kishin publikuar lajmin për largimin e dy adoleshenteve nga Durrësi. Roja I hotelit nuk lejon të futen brenda dhe i kërcënon se do të lajmëronte policinë. Në këto momente adoleshentet dhe shoqëruesit e tyre janë trembur. Vajzat lajmëruan me anë të rrjeteve sociale kushëririn e tyre, i cili bashkëpunoi menjëherë me policinë dhe bënë të mundur gjetjen e vajzave. Policia tha se vajzat u gjetën në gjendje shoku dhe marrja në pyetje më të detajuara do të vijojë në ditët në vazhdim

SHKARKO APP