Historia e Librazhdit/ Lubonja: Histori komplekse, tregon se në ç’pikë jemi si shoqëri

Ngjarjen në Librazhd ku vjehrri dhe vjehrra kapën nusen e djalit me të dashurin në dhomën e gjumit, analisti Fatos Lubonja e lexon si komplekse dhe se në shoqërinë tonë takohen shumë kode morale. Për të kjo ngjarje tregon si e matim ne shoqërinë tonë, edhe se në ç’pikë jemi.

”Kjo ngjarje nuk është kaq e thjeshtë. Po t’i referoheshim historisë, gratë që tradhtonin lapidoheshin me gurë. Si Maria Magdalena që kishte tradhtuar, do ta vrisnin, Jezusi tha kush është pa asnjë mëkat të hedhë gurin i pari, Maria Magdalena.

Janë dy kode morale dhe atje. Një kod që sjell krishtërimi, dashuria, falja dhe një tjetër që është dhe sot. Të them të drejtën duke kërkuar të gjej ndonjë gjë më pozitive në këtë, se në fund fare është dhe kjo si e matim shoqërinë tonë, ku jemi, në ç’pikë jemi, çfarë tregon kjo ngjarje.

Lapidimi është vdekje me të vërtetë. Sepse ndoshta mendova, ata që s’e kanë vrarë atë dhe atë tjetrin me një kod moral shqiptarësh të tjerë do thoshte ata duheshin vrarë. Sigurisht dhe mund ta kishin vrarë. Me kodet tona që kemi ne sot, në gjithë gjeografinë tonë, mund të kishte qenë dhe më dramatike.

Në fund fare prapëseprapë mendoj se duhet të jemi të kufizuar sepse nuk e dimë me detaje. Si është lidhur kjo vajza, me shkesi apo jo, ndarja, çështja e emigracionit, burri atje, është shumë komplekse”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP