Historia e personit të vrarë këtë të martë në Durrës

Asllan Kërtusha 30 vjeç që u vra këtë të martë në Durrës ishte një person i skeduar shpeshherë për kryerjen e veprave penale të ndryshme në qytetin bregdetar. Në gusht të vitit 2010, në atë kohë 24 vjeç, ai kundërshtoi me dhunë patrullën e policisë për të cilën ra në pranga.

Nga një kërkim në internet del se arrestimi i tij u krye, pasi në gjendje të dehur në lokalin e një shtetasi tjetër, kishte nisur të thyente gota, shishe dhe karrige në lokal, duke prishur qetësinë publike.

Në vitin 2011, Asllan Kërtusha bashkë me 4 të rinj, u ndalua nga policia në flagrancë, pasi kishin bllokuar rrugën në thirrje për solidarizim të drejtuesve të PS për revolta në Durrës, së bashku me mjaft persona të tjerë.

Në vitin 2014, bashkë me mikun e tij Denis Shtraza, vëllanë Ilia Shtraza dhe Miklovan Lazrin, ai u arrestua pasi në ambientet e lokal ”Pop Corn” në lagjen nr.1, në gjendje të dehur kanë thyer disa pajisje të lokalit dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasit Miklovan Lazri dhe pronarin e lokalit shtetasin P.B., 48 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime, të cilat u klasifikuan në kategorinë e plagosjes së lehtë. Asllan Kërtusha u procedua për plagosje të lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim me Denis dhe Ilia Shtraza.

SHKARKO APP