Historia e trishtë e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit: Nuk e di ku është babi

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë. Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS. Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

A2 ndodhet në Siri prej disa ditësh dhe do të sjellë edhe në vazhdim histori tragjike të shqiptarëve që kanë mbetur të burgosur në kampin Al Hawl.

“Nuk e di ku është babi”, historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

SHKARKO APP