Historia që bashkoi shqiptarët, mbi 150 mijë dollarë mbështetje për nënë Filen dhe të birin
Pas incidentit të regjistruar pranë Kuvendit gjatë protestës të së enjtes, ku u përfshi edhe File Bulku dhe djali i saj Endi, një fëmijë me çrregullim të spektrit autik, ka nisur një valë mbështetjeje për familjen.
Nëpërmjet një fushate të hapur në platformën GoFundMe, qytetarë të shumtë kanë kontribuar duke mbledhur deri tani mbi 151 mijë dollarë. File Bulku ka treguar versionin e saj për ngjarjen, duke sqaruar se nuk kishte marrë pjesë në protestë, por ndodhej në atë zonë pasi kishte shoqëruar të birin në terapi. Ajo tha se, për shkak të bllokimit të rrugëve, u detyrua të kalonte pranë vendit ku po zhvillohej protesta dhe u prek nga përdorimi i ujit me piper nga policia.
Bulku ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar rastin si një përdorim të saj dhe të djalit të saj si “mburojë” gjatë protestës. Ajo i ka kërkuar kreut të qeverisë një përballje publike për të sqaruar situatën.
KOHA JONË SONDAZH


