Historiania Kocaqi: Rusia, sponsori kryesor i ndarjes së Shqipërisë në 5 copa

Moska zyrtare ftoi Tiranën dhe Shkupin për tu anëtarësuar në Unionin Euroaziatik.

E ndërsa Maqedonia e Veriut e ka refuzuar, nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga Shqipëria.

Por historiania Elena Kocaqi e ftuar në RTV Ora thotë se Tirana zyrtare do ta refuzojë njësoj si Shkupi.

“Besoj se edhe Shqipëria do ta refuzojë.Nuk varet prej saj. Është në zonën e ndikimit perëndimor, qoftë euvropian dhe amerikan. Nuk ka sesi politika shqiptare të mund ta mendojë se edhe opinioni shqiptar publik është kundër. Nëse kemi sot një Shqipëri të ndarë në pesë copa, sponsori kryesor i gjithë tragjedisë shqiptare në dy shekujt e fundit është Rusia.Është një histori e hidhur marrëdhëniesh”, tha ajo.

Historiania, Elena Kocaqi, i gjen me vend shqetësimet e diplomacisë botërore për ndikimin rus në Shqipëri dhe rajon. Kocaqi kujton se rajoni gjithmonë është ndarë mes interesave ruse dhe atyre perëndimore.

“Ka një shqetësim në diplomacisë botërore në lidhje me ndikimin rus në Shqipëri dhe në rajon. Kjo nuk është pa shkak, ka një shkak.Gjithmonë Ballkani ka qenë një rajon mes interesave ruse dhe interesave perëndimore. Rusia e ndjen veten të izoluar dhe larguar nga Ballkani.Duke pasur ish-aleatët e vet sllavë, që një pjesë janë integruar në NATO dhe një pjesë në BE ajo kërkon të shtrijë zoën e vet të ndikimit ku e ka pasur. Në mometin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzohet, refuzimi i Francës ka diçka që nuk shkon, atëherë tregon se i lë dorë të lirë Lindjes që të ndikojë në Ballkan”, tha Kocaqi.

SHKARKO APP