Historike/ Drafti i firmosur i Reformës në Drejtësi

Pas orë të tëra nën tension, duket se gjithçka po shkon drejt votimit unanim të draftit të ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Pak minuta më parë është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi drafti dhe të gjithë anëtarët e komisionit i janë drejtuar Kuvendit për të miratuar reformën.

Të gjithë deputetët janë duke u grumbulluar në Kuvend, aty ku gjenden prej disa orësh edhe ambasadorët, për të kaluar reformën në unanimitet.

Pritet nga momenti në moment të fillojë edhe seanca plenare e stërzgjatur e ditës së sotme, e cila do të finalizohet me miratimin e reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është kjo foto e cila është e firmosur nga anëtarët dhe kryetari i komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi. Është momenti që Shqiptarët kanë vite që e presin dhe sot merr formë një rrugë e re, drejtësia të vihet në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopja e firmosur nga të gjitha palët e draftit të reformës në drejtësi.

letra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?