FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historike, në median ”Rai” do të flitet edhe shqip

Në Radio-Televizionin publik italian “Rai”, do të flitet arbërisht. Sipas mediave italiane, televizioni do të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve. Kjo falë miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe.

Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

“Në nenin 9 të kontratës së shërbimit për të mbështetur integrimin, mbrojtjen dhe valorizimin e pakicave gjuhësore, kërkohet garantimi i prodhimit dhe shpërndarjes së transmetimeve radiotelevizive, si dhe përmbajtjeve audiovizive, në gjermanisht dhe latinisht për provincën autonome. Rajoni i Bolzanos, në gjuhën ladine për provincën autonome të Trentos, në sardineze për rajonin autonom të Sardenjës, në frëngjisht për rajonin autonom të Valle d’Aosta, në Friuliano dhe Sllovenisht për rajonin autonom Friuli-Venezia Giulia dhe në gjuhën shqipe për rajonin e Kalabrisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?