Hita viziton efektivin e plagosur te Trauma

Efektivi i Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, mbeti i vrarë sot në krye të detyrës gjatë një operacioni në malin Boden në Maliq, ndërsa i plagosur mbeti edhe kolegu i tij Edison Adri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi efektivin e plagosur i cili u soll në spitalin e Traumës me helikopter. Në një prononcim për mediet, Hita e cilësoi ngjarjen shumë të rëndë.

“Efektivi është i plagosur rëndë dhe ai po merr ndihmën e plotë mjekësore. Njëkohësisht edhe personi në kërkim që ishte, dhe ai gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Është vërtetë një ngjarje nga ato të cilat të lë pa fjalë ku unë s’do doja sot që të isha para jush”, tha Hita.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tashmë hetimet kanë filluar, si nga prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë, njëkohësisht edhe nga standardet profesionale, të cilat i kam autorizuar që të nisen drejt Korçës. Unë pas këtij momenti do largohem drejt Korçës dhe nga aty do keni një njoftim më zyrtar dhe më të plotë për gjithë dinamikën e ngjarjes dhe çfarë ka ndodhur”, shtoi më tej Hita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekja e spitalit të Traumës bëri me dije se efektivi ka mbërritur i intubuar dhe është futur menjëherë në bllokun operator, ku po vlerësohet nga një ekip multidisiplinor i përbërë nga reanimator, kirurg, mjek oromaksilofacial, otojatër dhe kirurg i përgjithshëm. Sipas saj, ai ka lëndime në pjesën e qafës dhe të kokës.

“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është stabilizuar aty, është aktualisht i intubuar siç e patë erdhi me helikopter. Është bërë punë shumë e mirë nga kolegët e Korçës, ndërkohë që tani u fut menjëherë brenda ambienteve të bllokut operator dhe po vlerësohet nga ekipi multidisiplinor me reanimator, kirurg, oromaksilofacial, otojatër dhe kirurg të përgjithshëm. Do t’ju themi më shumë për ecurinë në vijim. Për momentin mund të themi vetëm që po bëhet maksimumi për të marrë rezultatin maksimal për shëndetin e pacientit”, tha mjekja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?