HIV/AIDS në burgje, Drejtoria: Të dhënat nuk pasqyrojnë situatën reale

Një ditë pas publikimit alarmant të shoqatës “Stop Aids” se burgjet janë minë me sahat për shkak të shpërthimit të epidemive, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Sipas këtij institucioni, të dhënat e pasqyruara në studim nuk pasqyrojnë situatën reale në sistemin e burgjeve.

Një ditë më parë një studim studim i kryer në burgje tregoi se sistemi është një minë me sahat sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale” tha Arjan Boçi, Stop AIDS në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit. Sipas këtij studimi të prezantuar sot dy të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdorin pezervativë

Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.

Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke shtuar një tjetër rrugë të transmetimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?