Hodhën sende të forta në fushë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 shtetas, procedohen 10 të tjerë

Policia e Tiranë arrestoi sot dy shtetas dhe procedoi në gjendje të lirë 10 të tjerë për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

SHKARKO APP