Hodhi foshnjen në koshin e plehrave, policia shoqëron në Komisariat një 32-vjeçare

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariat një vajze te re e cila dyshohet se ka hedhur në koshin e plehrave foshnjen, i cili u gjet i pajetë sot në lagjen “Ali Demi”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore”, tha Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?