Hoffman: Universitetet private, ishin ftesë e hapur për korrupsion

 

Në një kohë që tregu i punës kërkon persona të trajnuar në nivel akademik, por dhe të zanateve, në Shqipëri ka më shumë juristë dhe ekonomistë.

Ajo që është më keqardhëse është se një pjesë e tyre kanë dalë nga universitete private të cilat kanë qenë ftesa të hapura për korrupsion.

Ky fakt u pohua nga ambasadori gjerman, Hellmut Hoffman në  konferencën ”Profesionet më të kërkuara” që u zhvillua paraditen e sotme në Tiranë, teksa shtoi se ishte e parashikueshme që këto univeristete asnjëherë nuk mund të kontrolloheshin për cilësinë dhe standardet.

“Duhet të kuptohet që nuk është ide e mirë të edukohen kaq shumë juristë dhe ekonomisë. Përveç kësaj, ka ndodhur në 45 universitete private standardet e të cilëve për cilësinë, dhe besoj se të gjithë kishin parashikuar, se asnjëherë këto universitete nuk do të mbiqyreshin siç duhej sepse është e pamundur të bëhej kjo", cilësoi Hoffman.

 

SHKARKO APP