Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Holanda, një narko-shtet në zemër të Evropës. Cili është roli i karteleve shqiptare dhe marokene të drogës

Aktualitet E enjte, 23 Shtator 2021 10:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Emanuel Pietrobon

narkoRoterdami ashtu si Antverpi, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli, janë kryeqytetet joformale të krimit të organizuar transnacional, dhe ndërkohë Holanda ashtu si Belgjika, është narko-shtet i ardhshëm në zemër të Kontinentit të Vjetër.

Kokainizimi i shoqërisë evropiane, nga e cila kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur, ka një ndikim të madh në trafikun ndërkombëtar të kësaj lloj droge, duke e rishkruar “gjeografinë e krimit”.

Në kushtet kur zona dikur të sigurta si Costa del Sol në Barcelonë, janë bërë sot epiqendra e luftërave midis bandave rivale, dhe zona të tjera si Marseja kanë përjetuar fenomene të ngjashme me ato të Botës së Tretë,qytetet portuale holandezesi Roterdami dhe Antverpi, janë shndërruar në portën hyrëse të kokainës në Evropë.

Pasojat më shkatërruese të kokainizimit të Evropës, po prekin në veçanti zonën belgo-holandeze. Pasi në sfondin e depërtimit të mafieve në portet gjeostrategjike të Roterdamit dhe Antverpit, narko-eurot vihen në qarkullim në ekonomitë e tyre, duke i “ndotur” dhe korruptuar ato në nivele kritike, aq sa tani në rrugët e Amsterdamit dhe Brukselit po përleshen me njëri-tjetrin me armë zjarri hegjemonët e rinj të krimit të organizuar transnacional:narko-banditët e Ballkanit dhe Saharasë.

Roterdami si Medelini në Kolumbi

Raportet e fundit mbi rrugët e reja të trafikut të drogës nga EUROPOL dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit nuk përdorin aspak fjalë diplomatike:Hamburgu, Antverpi dhe Roterdam, janë “epiqendrat” e trafikut të kokainës që lidh të dyja brigjet e Atlantikut.

Dhe pikërisht në Roterdam – portin me fluksin më të madh në Evropë; i ndjekur nga Antverpi dhe Hamburgu-u krye mbrëmjen midis 16-17 shtatorit një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në historinë e Holandës.

Autoritetet holandeze, ndaluan një kontejner që vinte nga Surinami, dhe kishte si destinacion përfundimtar Poloninë, brenda së cilës ishin fshehur pak më shumë se 4 ton kokainë, me një vlerë tregu prej rreth 300 milionë eurosh.

Rëndësia e kësaj ngjarjeje, mund të kuptohet vetëm duke iu referuar madhësisë së sasisë së drogës së kapur ndaj trafikantëve. Një sasi e ngjashme nuk ishte kapur që nga viti 2005, kur u sekuestrua një dërgesë prej 4.6 ton kokainë. Ja cilat janë shifrat dhe faktet e kokainizimit të Holandës:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– 48 ton kokainë të kapur në portet dhe aeroportet holandeze vetëm gjatë vitit 2020

– 34 ton kokainë e kapur në vitin 2019, ose rreth ¼ më pak sesa sasia e kapur vitin e ardhshëm

-Një nga laboratorët më të mëdhenj të rafinimit të kokainës i zbuluar ndonjëherë në Evropë, si dhe më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Holandë, u zbulua dhe shkatërrua në Nijeven në korrikun e vitit të kaluar. Operacioni çoi në arrestimin e 17 personave, zbulimin e dhjetëra mijëra litrave substanca që përdoren për përpunimin e drogës, dhe në sekuestrimin e 1kuintali kokainë bazë. Laboratori ishte i aftë të përpunonte 150-200 kilogramë kokainë në ditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Është shumë shqetësues bashkëpunimi midis punonjësve të portit të Roterdamit dhe karteleve të drogës. Sikurse e konfirmon Piter Tops i Akademisë së Policisë Holandeze, kohët e fundit 28 nga 30 punonjësit e një kompanie dhanë dorëheqjen, pasi u njoftua fillimi i kontrolleve mbi cilësinë e punës së tyre.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 15 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 22 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 44 minutash

– Holandezët renditen në 10 kombet e para në trafikun e kokainës. Kjo renditje buron nga numri i arrestimeve të kryera në Bashkimin Evropian midis viteve 2018-2020. Holandezët zënë vendin e tetë -me 51 individë të burgosur – dhe janë evropianët e vetëm (në union) në këtë renditje. Të tjerët janë shqiptarë, që spikatin me 266 të arrestuar, të parakaluar nga trafikantët me kombësi nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

Një narko-shtet?

Hetimet nga policitë kombëtare dhe mbi–kombëtare bien dakord në një pikë:Holanda dhe Belgjika janë dy portat hyrëse të kokainës për tregun evropian të drogës. Droga është me origjinë nga Amerika Latine, sidomos nga Brazili dhe Kolumbia, dhe trafikimi i saj po kryhet gjithnjë e më pak nga organizatat kriminale tradicionale -si italianet Ndrangheta dhe Camorra -dhe po kontrollohet gjithnjë e më shumë nga grupime kriminale në rritje, që janë të etura për para, dhe që i shkrepin me lehtësi armët.

Kartelet shqiptare dhe marokene të drogës, janë më pak objekt i presionit gjyqësor sesa rivalët e tyre italianë. Nëse në Belgjikë tregu i drogës, është praktikisht i monopolizuar nga trafikantët e ardhur nga Tirana -që besohet të jenë kontrollorët de fakto të portit të Antverpit – në Holandë skena dominohet nga ushtarët dhe kumbarët turko-marokenë të krimit të organizuar, të cilët media dhe hetuesit i quajnë zakonisht “Mocro Mafia”.

Një krim i organizuar shumë i egër, dhuna e të cilit e shokoi publikun dhe hetuesit holandezë, pasi i ngjan shumë asaj të Cosa Nostra-s në Italinë e viteve 1980:sulme, përplasje dhe vrasje të gazetarëve dhe ligjvënësve, siç është rasti i avokatit Derk Viersum, i vrarë më 18 shtator 2019

Mund të mos jetë aspak një rastësi, që kapja e një sasie shumë të madhe të kokainës në portin e Roterdamit, të ketë ndodhur pikërisht tani. Autoritetet dhe qeveria duhej t’i dërgonin një mesazh të fortë opinionin publik, ende të tronditur nga vrasja e Peter de Vries, gazetarit investigativ më të njohur në vend, që për vite me radhë ishte në listën e zezë të kreut të bosëve të “Mocro Mafia”, Ridouan Taghi.

Ndaj sekuestrimi policor i 16 shtatorit është shumë i rëndësishëm, pasi i shkaktoi një dëm të madh aktivitetit ilegal të “Mocro Mafia”. Por lufta për çrrënjosjen e këtij problemi nuk ka mbaruar.

Sepse nuk mund të mjaftojë vetëm një sekuestrim për të ndryshuar realitetin, për të ndalur vrasjet apo prishur unitetin e fortë midis trafikantëve të drogës, kompanive portuale dhe sistemit bankar, i përshkruar në shkrimin e fundit investigativ me titull “Nederland, Drugsland”, që ka nxitur një numër analistësh në rritje, 60 për qind të opinionit publik, dhe madje edhe sindikatën më të rëndësishme të policisë holandeze, të flasin për Holandën si një narko-shtet në zemër të Evropës. / Il Giornale – Bota.al

Etiketat e lidhura

Holandanarko-shtet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 14 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 15 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 22 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 37 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.