Holanda reportazh për shqiptarët: Pse duan të shkojnë në Angli?
Televizioni publik holandez NPO 1, ka realizuar një dokumentar të posaçëm lidhur me emigrantët shqiptarë.
Në fokus të emisionit “EenVandaag” kanë qenë emigrantët shqiptarë, ku drejtuesi i emisionit ka vizituar një kamp azilantësh nga Shqipëria në Dieppe të Francës.
Shqiptarët janë marrë në pyetje nga gazetari, për të ditur se përse ata duan të largohen nga vendi i tyre për t’u vendosur më pas në Angli, e quajtur ndryshe dhe toka e Premtuar.
Në rrëfimin e tyre emigrantët kanë thënë se ata përdorin vende tranzit si Franca, Holanda apo Belgjika për të kaluar në Angli.
Ndërkohë që në fillim të programacionit thuhej se “ne biem dakord me emigrantët shqiptarë dhe me Lulzim Bashën”.
Sipas drejtuesit të emisionit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë arsyet kryesore të largimit masiv të shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

