Holanda: Shqiptarët, sa gjysma e emigrantëve që kemi kapur
Qeveria holandeze thotë se këtë vit janë kapur 840 emigrantë në përpjekje për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, duke u nisur nga Holanda.
Numri i tyre është në rritje në krahasim me vitin 2015, kur ishin kapur 500 emigrantë. Këta të fundit fshehen në kamionë për të kaluar me anije nga Holanda në Angli.
Ministria e Drejtësisë thotë se gati 80% e tyre janë kapur në portet holandeze, kurse pjesa tjetër sapo zbresin në Britani.
Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve që tentojnë të shkojnë në Britani për një jetë më të mirë janë shqiptarë.
Sipas shifrave zyrtare të qeverisë holandeze, gjysma e emigrantëve të kapur janë nga Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

