Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare

Aktualitet E martë, 1 Korrik 2025 08:46
Homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Më 1 korrik 2024, ra heshtja mbi një zë që kishte kohë që nuk fliste, por që kishte folur aq shumë sa çdo heshtje pas tij tingëllon ende si jehonë. Një vit më parë u nda nga jeta Ismail Kadare, njeriu që u lartua në ndërgjegjen e një kombi si një sfidë dhe si një shenjë, si një zë që mbeti i paarritshëm, i pazëvendësueshëm, i pashuar.
Kaloi një vit që nga ajo ditë kur Shqipëria, gjuha shqipe, letërsia, kultura dhe vetë ndërgjegjja jonë u mpakën për pak çaste. U bënë më të heshtura, më të brishta, më të vetmuara. Sepse u largua jo vetëm një njeri, por një epokë. U largua Kadareja, ai që kishte jetuar shumë jetë në një të vetme, që kishte folur shumë gjuhë vetëm nëpërmjet një fjale: Shqip.
Në një botë që i druhet të mëdhenjve, Kadareja nuk i druhej asgjëje tjetër përveçse shterpësisë së shpirtit dhe heshtjes së fjalës. Ai nuk ishte vetëm shkrimtar, ai ishte metafora më e madhe që kultura shqiptare ka mundur të prodhojë në shekullin XX. Ishte një ndërgjegje që e çmontoi frikën, e demaskoi dhunën, e sfidoi tiraninë pa asnjë shkulmë retorike, por me një art të tillë, që edhe perandoritë do ta kishin zili.
Ai e dinte mirë: “Më duan të vdekur”, pati thënë në një intervistë. E dinte, sepse i njihte rrënjët e ligësisë njerëzore, e njihte baltën që shpesh i hidhet madhështisë për ta zhveshur nga përjetësia. Por ai e kish fituar përjetësinë jo si titull, por si substancë. Ai ishte bërë përjetësia vetë, nëpërmjet veprës, fjalës, shenjtërisë së gjuhës së shpëtuar dhe të ngritur në majat ku s’kishte mbërritur askush më parë.
Në këtë përvjetor, Shqipëria nuk duhet të kujtojë thjesht vdekjen e një shkrimtari. Ajo duhet të meditojë mbi jetën e një zëri që i dha emër. Sepse tre janë emrat përmes të cilëve bota mëson se kush jemi ne: Skënderbeu – për guximin, Nënë Tereza – për shpirtin, dhe Ismail Kadare – për mendjen.
Gjatë këtij viti që ndan jetën me mungesën, shumë prej atyre që dikur e deshën të heshtur, që ngritën fjalë si gurë kundër tij, janë detyruar të mendojnë ndryshe. E kuptojnë tani se nuk kishin të bënin me një njeri të zakonshëm. Por me një ndërgjegje kulturore, që s’mund ta përmbash me urrejtje personale, me xhelozi ideologjike apo me ndëshkime morale të pastërta vetëm në dukje. Kadareja nuk ishte as shenjtor e as profet, por as nuk u përpoq kurrë të ishte. Ai ishte vetëm një shkrimtar, por i tillë që çdo përpjekje për ta ulur në rrafshin e zakonshmërisë, do të dështonte.
Ai e mbijetoi regjimin pa u bërë zëdhënësi i tij. I mbijetoi demokracinë pa u kthyer në përfitues i saj. I mbijetoi gjithë hakmarrjen kolektive të provincës shpirtërore shqiptare, që rrallë duron gjeniun dhe gjithmonë ngatërrohet me madhështinë. I mbijetoi edhe vetë vetminë që i ngjitej pas, jo si dënim, por si kusht i natyrshëm për një mendje që qëndronte larg turmës.
Dhe sot, një vit pas vdekjes së tij, ai mbetet më i pranishëm se kurrë. Sepse vepra e tij nuk është një korpus i mbyllur, por një vazhdimësi pyetjesh, reflektimesh, protestash të heshtura dhe thirrjesh të padukshme që na mësojnë si ta lexojmë historinë tonë, si ta kuptojmë Shqipërinë, si ta ndjejmë Europën, si të jemi njerëz përmes letërsisë.
Duke e kujtuar sot Ismail Kadarenë, ne nuk bëjmë thjesht një akt nderimi. Ne rivendosim kontaktin me një vetvete më të thellë, më të kthjellët, më të ndërgjegjshme. Dhe nëse ka një rrugë për të qenë të denjë për atë që ai ishte, ajo është rruga e leximit, e përulësisë para mendjes së tij, e njohjes së veprës së tij si gur themeli i letërsisë sonë moderne dhe si dëshmi e pasionit që fjalës i jep pavdekësinë.
Ismail Kadare nuk është më mes nesh, por ai është brenda nesh. Në çdo frazë që kemi mësuar prej tij. Në çdo realitet që ka marrë kuptim falë atij. Në çdo fjali që do të shkruajmë më mirë, sepse ai e deshi aq shumë fjalën, sa e shndërroi në atdheun e vet të vërtetë.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 24 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 40 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajIsmail Kadare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 2 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.