Homazhe në nderim të “Artistes së Popullit”, Melpomeni Çobani
Miq, kolegë dhe të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit aktores së njohur të Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani, e cila ndërroi jetë dje në moshën 88 vjeçare.
Duke shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta, kolegët e tij vlerësuan lart figurën e aktores së njohur të mbi 1500 roleve në karrierën e saj në Estradën e Tiranës.
Melpomeni Çobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film.
Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”. Ajo mban gjithashtu Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë. Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,“Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj.
Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role. Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqiptar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” .
Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni etj. Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin “ Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani u vlerësua me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.- ATSH
KOHA JONË SONDAZH

