Homazhe në Pogradec për policin e vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli
Kanë nisur mëngjesin e sotëm homazhet për efektivin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekollin. Homazhet kanë nisur në Pogradec në orën 10:00 me shokët, kolegët dhe banorët e fshatit dhe do të mbyllen në orën 12:00.
Trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, 34 vjeçarit Enea Mekolli do të prehet në varrezat e vendlindjes, në fshatin Blacë.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

KOHA JONË SONDAZH

