FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Homazhe për Enrik Mehmetin, familjarë, kolegë dhe zyrtarë i japin lamtumirën e fundit

Në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë po zhvillohen homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe miqtë.

Qindra qytetarë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të medias janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit 40-vjeçar, i cili për më shumë se dy dekada raportoi zhvillimet më të rëndësishme nga Vlora.

Në ceremoninë e homazheve ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e Enrik Mehmetit dhe, pas përfundimit të homazheve, u ndal shkurtimisht para gazetarëve për të përcjellë mesazhin e tij të ngushëllimit për humbjen e kolegut të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi për ndarjen nga jeta të Enrik Mehmetit tronditi opinionin publik mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, gazetari po lëvizte me një motor me katër rrota në zonën e plazhit të Porto Novos, në Zvërnec, kur dyshohet se humbi kontrollin e mjetit pas një manovre, duke bërë që motori të rrokullisej disa herë. Si pasojë e plagëve të marra, ai humbi jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Enrik Mehmeti ishte një nga gazetarët më të njohur të Vlorës, me një karrierë mbi 20-vjeçare në terren. Ai raportoi për ngjarje të politikës, kronikës, kulturës dhe sportit, duke fituar besimin e publikut për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

Rrugëtimi i tij në gazetari nisi që në moshë të vogël. Gjatë ngjarjeve të vitit 1997, vetëm 11 vjeç, ai u angazhua si përkthyes pranë trupave italiane të operacionit “Alba”. Më pas iu përkushtua gazetarisë, profesion të cilin e ushtroi për vite me radhë, duke u bërë një prej zërave më të njohur të medias në qytetin bregdetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?