Homazhet në nder të “Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj

Trupi i nëntetares, Zarife Hasanaj e cila ra Dëshmore gjatë një misioni në Letoni, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Familjarët dhe të afërmit e ushtarakes Hasanaj janë ndarë me lot në sy me të. Në homazhet në nder të Hasanajt janë të pranishëm figura të larta të ushtrisë së Shqipërisë. Në nder të nëntetares do të mbajnë fjalën, shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes dhe Kryeministri.

Edhe pse për pak kohë misioni do të mbaronte dhe nëtetarja, Zarife Hasanaj së bashku me kolegët pritej të ktheheshin në atdhe, gjërat nuk shkuan siç duhet. Tashmë kolegët janë kthyer nga Letonia me trupin e pajetë të Zarifes.

Në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Hasanaj u kujtua me respekt nga presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Rama dhe politikanë të opozitës së bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua një ceremoni lamtumire për nder të saj, me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?