Homazhet për Kryepeshkopin, kryeministri grek Mitsotakis do të shoqërohet nga 5 ministra

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij, do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha mitropolitë, ambasadat e huaja në vend, një delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, si dhe përfaqësues të niveleve të larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?