Hoqën alarmin e kamerat, mjeku: Grabitësit ishin profesionistë

Në gjendje shoku dhe me plagë të dukshme nga grabitja. Kjo është gjendja e mjekut të njohur në Librazhd, gjinekologut Kujtim Albrahimi, që natën e kaluar bashkë me bashkëshorten ranë pre e grabitësve. ”Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”,-ka thënë Albrahimi.

Autorët para se të kryenin grabitjen kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e kamerave.

Mjeku ka deklaruar në polici se e kanë qëlluar pas rezistencës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?