Horror i ISIS, i jep një nëne të hajë mishin e djalit të saj

Militantët e Shtetit Islamik i dhanë një nëne të dëshpëruar që të hajë mbetje nga trupi i djalit të saj.

Kështu raporton The Sun.

Një nënë e shqetësuar kishte dalë në kërkim të të birit në zonën e Mosulit në Irak.

Ajo u kishte kërkuar militantëve të ISIS që ta lejonin të shihte të birin.

Atëherë militantët e ISIS i thanë që të ulej pasi duhej të hante, sepse i biri kishte ikur.

Pasi i dhanë mish me oriz, i thanë se sapo kishte ngrënë të birin e saj.

SHKARKO APP