Horror në Tiranë, zhvarrosen eshtrat e një fëmije në varrezat e Sharrës (VIDEO)

Varri i një fëmije rreth 10 vjeç është hapur në mënyrë misterioze duke nxjerrë eshtrat e tij. Mendohet se gjithcka ka ndodhur në orët e natës dhe aty është vendosur një tjetër person.

Ora News raporton eshtrat e fëmijës janë future në një kuti kartoni dhe janë vendosur 10 metra larg nga vendi ku ishin varrosur. Denoncimi është bërë nga familjarët të cilët janë shprehur të indinjuar për këtë veprim që është bërë ndaj fëmijës. Ata pohuan se nuk kanë asnjë konflikt me asnjë person. Dyshimet e para flasin për një shvarrosje të qëllimshme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët të cilit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë policia ka shoqëruar për në komisariatin numër 6, dy përgjegjësit e varrezave të Sharrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të parë videon klikoni KETU

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?