Hotel Sheraton në Tiranë blihet nga biznesmeni Shefqet Kastrati
Shefqet Kastrati prapë si lajm. Në fund të vitit 2017 u shpall Njeriu i Vitit si biznesmen.
Në Tiranë hoteli Sheraton po shitet. Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.
Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës. Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit. Në skenë nuk ka vonuar dhe është shfaqur Kastrati.
Shefqet Kastrati është ai që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh shkruan sot lapsi. Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri. Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group. Si dhe një mori projektesh të mëdha.
Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime, ku bie në sy investimi në Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Tower, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes. Një ndër arësyet e suksesit të Shefqet Kastrati thuhet se është serioziteti dhe korrektesia e tij si biznesmen, çka krijon besueshmeri të madhe të kompanitë e mëdha botërore.
Po ashtu Shefqet Kastrati është njeriu pas konçensionit të Rrugës së Kombit, përmes projektit Albanian Highway Concession. Kuvajtianët e Mak Albania, për të cilët nuk mund të thuhet se po përjetojnë përiudhën e tyre më të mirë si dhe humbjet e akumuluara në vite mendohet se arrijnë gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro.
G ka shitur Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit te grupi Hysenbelliu, për 1.8 milionë euro, me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.
Gjithashtu ka shitur Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), për 820 mijë euro, kur vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro.
Shefqet Kastrati ishte dhe biznesmeni i Vitit 2017, i cili shpall fitues nga gazeta e parë e pavarur në Shqipëri, “KOHA JONE” pas një votimi online prej një muaji.