Hotelet e Tiranës plot me turistë të huaj (VIDEO)

Për turistët e huaj sezoni i pranverës dhe verës në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë kur temperaturat janë të larta, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

Hotelet janë plot, turistët vijnë nga çdo vend i Europës por gjatë muajit maj dhe këto ditë ka shumë nga vendet nordike.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Tirana është, realisht, gjatë gjithë vitit plot me turistë të huaj. Një dyndje e madhe në dy vitet e fundit aqsa hotelet dhe restorantet nuk pushojnë nga moria e turistëve; kjo tregon bukurinë e kryeqytetit që është transformuar në mënyrë drastike në kahun pozitiv.

Videoja e mëposhtme tregon se si është radha nëpër hotelet e Tiranës.

SHKARKO APP