Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:02 Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje shteteve anëtare të miratojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hotelet me 5 yje, flet kreu i BERZH: Përmirësoni shërbimet

Aktualitet E mërkurë, 18 Gusht 2021 01:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet Matteo Colangeli, Drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri: Shqipëria duhet që t’i rezistojë tundimit të mbindërtimit në destinacionet e saj turistike kyçe dhe të fokusohet në ruajtjen e autenticitetit dhe aseteve kulturore dhe natyrore

Prej vitesh, ka një refren të përsëritur se Shqipëria ka më shumë turistë sesa struktura akomoduese të disponueshme dhe në këtë valë, qeveria miratoi një paketë lehtësuese për hotelet me 4 dhe 5 yje duke synuar zinxhirë të njohur ndërkombëtarë. Për Drejtorin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Matteo Colengeli, nuk është e gabuar tërheqja e emrave të njohur me 4-5 yje, por konkurrenca për këtë grup turistësh është shumë e egër. Shqipëria, sipas tij, në fazën ku ndodhet, nuk duhet të synojë rritjen e numrit të turistëve por të mesatares që ata shpenzojnë në vend.

Kjo mund të bëhet vetëm duke investuar në përmirësimin e standardeve për strukturat akomoduese ekzistuese, si dhe në zgjerimin e gamës së shërbimeve që ofrohet për turistët. Ai thekson në një intervistë të posaçme për Monitor se Shqipëria nuk duhet të tundohet nga ideja e ndërtimit me shumicë në zonat turistike të saj, duke ruajtur autenticitetin dhe duke shfrytëzuar pikat e saj të forta, mes të cilave është edhe agroturizmi. BERZH, së bashku me Bashkimin Europian, po hartojnë aktualisht një program me vlerë 100 milionë euro, që synon pikërisht krijimin e një industrie të qëndrueshme dhe përfshirëse të turizmit në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak javë më parë, në një takim të Këshillit të Investimeve zëvendëspresidenti i BERZH, Alain Pilloux, përmendi në fjalën e tij një projekt që po hartohet në bashkëpunim me Bashkimin Europain me vlerë 100 milionë euro për t’u zbatuar në Shqipëri. A mundeni të na jepni disa detaje më shumë rreth këtij projekti dhe çfarë fokusi do të ketë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian po strukturojnë një program gjithëpërfshirës në mbështetje të konkurrueshmërisë së turizmit në Shqipëri. Programi do të financohet përmes një kredie sovrane nga BERZH deri në 60 milionë euro dhe një grant nga Bashkimi Europian prej 40 milionë eurosh. Do të bëhen investime në një seri projektesh, të cilët do të mundësojnë potencialin turistik të vendit, e lidhur kjo me rrugët lokale apo përmirësimin e infrastrukturës nëpër bashki dhe asaj mjedisore.

Mund t'ju interesojë

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Para 19 minutash
Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Edi Rama mbrëmë në Vlorë, sot në Gjirokastër (Video)

Para 59 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 4 orësh

Gjysma e fondeve do të fokusohen në katër rajone prioritare Berat, Fier, Korçë dhe Shkodër – kurse pjesa tjetër do të financojë projekte të tjera në të gjithë vendin. Një pjesë e grantit të Bashkimit Europian do të përdoret për të rehabilituar pikat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Paralelisht me këto investime, programi parashikon mbështetje për bizneset mikro dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme aktive, në zinxhirin e vlerës në turizëm, duke i financuar përmes bankave tregtare, por edhe në aspektin e këshillimit për të rritur aftësitë dhe “know how”. Do të punojmë gjithashtu me bashkitë e përfshira dhe shoqatat e turizmit për të ndërtuar kapacitete.

Çfarë komponentësh ka ky program lidhur me rrugët lokale, turizmin dhe mbështetjen e biznesit të vogël?

Jemi duke punuar për këtë pjesë lidhur me prioritarizimin specifik të investimeve, që do të mbulohen nga ky program.

Çfarë ndikimi pritet që të ketë zbatimi i këtij projekti në Shqipëri parë si në kontekstin e një sektori të tërë si turizmi, ashtu edhe tek ekonomitë lokale?

Programi ka si synim rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion, veçanërisht lidhur me turizmin e trashëgimisë kulturore. Kjo do të bëhet përmes përmirësimit të aksesit në asetet turistike të kësaj natyre, si dhe përmes përmirësimit të cilësisë së përvojës së vizitorëve, duke investuar në pikat kryesore të trashëgimisë kulturore dhe përmirësimit të shërbimeve që ofrohen nga vendorët dhe në mjedis. Sektori privat do të përfitojë gjithashtu nga përmirësimi i aksesit në financë dhe aftësitë. Së fundmi programi synon që të kontribuojë në krijimin e një industrie të qëndrueshme dhe përfshirëse të turizmit në Shqipëri.

A ka ndonjë program tjetër që do të zbatohet nga BERZH në të ardhmen e afërt, duke qenë se portofoli i mbështetjes në të kaluarën dhe aktualisht ka një vlerë të konsiderueshme. Cilët do të jenë sektorët me fokus?

Ne do të vijojmë të punojmë për projektet e infrastrukturës, kryesisht në sektorin e energjisë dhe transportit. Financimi ynë për TAP mbyllet këtë vit. Ky është financimi më i madh i bërë ndonjëherë nga BERZH, me mbi 500 milionë euro nga fondet tona, plus një këst për bankat tregtare mes 700-800 milionë eurove. Gjysma e të ardhurave nga kjo kredi do të alokohen për ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri. Në sektorin e transportit, po punojmë gjithashtu për një kredi sovrane prej 50 milionë dollarësh, e fokusuar tek ndërlidhja e rrugëve lokale dhe rajonale. Në sektorin e korporatave, ne duam të rrisim financimet tona, kryesisht nëpërmjet ndarjes së rrezikut me bankat komerciale. Mendoj se agrobiznesi, turizmi (përfshirë agroturizmin) dhe të rinovueshmet (energjia) kanë një potencial të veçantë në Shqipëri.

Shqipëria sot është në një situatë kur ka më shumë turistë sesa struktura akomoduese. Si mund të ndryshohet kjo situatë dhe çfarë duhet të bëjë qeveria?

Mendoj se, pas kësaj faze fillestare, kur vendi është duke vendosur veten si një destinacion turistik, fokusi nuk duhet të jetë te rritja e numrit të vizitorëve, por te mesatarja e shumës së parave që shpenzohet nga çdo vizitor. Shqipëria duhet të synojë tërheqjen e turistëve që shpenzojnë më shumë. Për këtë synim është e rëndësishme që të investosh në përmirësimin e standardeve për strukturat akomoduese ekzistuese, si dhe në zgjerimin e gamës së shërbimeve që ofrohet për turistët. Mendoj se modeli i agroturizmit ka potencial të madh në Shqipëri, i lidhur me diversitetin brenda vendit, mikpritjen e njerëzve dhe autenticitetin e produkteve ushqimore lokale. Shqipëria duhet që t’i rezistojë tundimit të mbindërtimit në destinacionet e saj turistike kyçe dhe të fokusohet në ruajtjen e autenticitetit dhe aseteve kulturore dhe natyrore.

Qeveria miratoi në Paketën Fiskale të vitit 2018 një seri lehtësish për hotelet me 4 dhe 5 yje, si një politikë për tërheqjen e atyre që njihen si brand name (marka të mirënjohura). Ju si e shihni këtë politikë?

Mendoj se është e qartë nevoja për përmirësimin e cilësisë së strukturave akomoduese në Shqipëri dhe duhet të bëhen përpjekje për të tërhequr zinxhirë ndërkombëtarë hotelerie në vend. Gjithsesi, konkurrenca globale për turistët me 4-5 yje është e egër dhe Shqipërisë do t’i duhet të përmirësojë dukshëm shërbimet dhe ofertat për atë që do t’u ofrojë vizitorëve dhe kjo shkon përtej standardeve të akomodimit. Mendoj se prioriteti në këtë aspekt është që të veprohet në mënyrë të vendosur në ruajtjen mjedisore, duke mbrojtur asetet kyçe natyrore të vendit. Kjo përfshin zhvillimin e zonave turistike me përgjegjshmëri dhe qëndrueshmëri, si dhe trajtimin efektiv të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta.

Intervistoi: Nertila Maho/Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Para 19 minutash

Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr
Para 26 minutash

Kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, është kthyer në problem për Al Nassr

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend
Para 34 minutash

PS e PD bien dakord për mocion me debat, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e diskutimeve në Kuvend

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A
Para 42 minutash

Gustavo Varela vendos rekord historik në Seria A

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.