Huaja nga SHBA diskutohet me dyer të mbyllura, Shehaj në Kuvend: Jeni peng i Ballukut, mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë

Rikthehet seanca plenare pas një ndërprerje prej disa orësh. Pritet që të diskutohet për marrëveshjen e huasë nga SHBA-ja. 40 deputetë të mazhorancës kanë propozuar që seanca plenare të zhvillohet me dyer të mbyllura. Propozimi u miratua me 74 vota pro.

Seanca u zhvillua me debate te forta mes kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj, pasi ky i fundit solli në Kuvend një padi. ”Tërheq vërejtjen për një gjest në kundërshtim me rregullat dhe ligjet. Punonjësit kanë ardhur këtu për të mirën e përbashkët dhe nuk duhet të vendosen në situata absurde. Ne duhet të japim shembullin sesi respektohet ligji dhe jo sesi shkelet”, tha Peleshi.

“Kërkesa juaj për të zhvilluar seancë të mbyllur është skandaloze. Sa i përket sjelljes sime, këtu kam një kallëzim penal për të gjithë ata që dhunuan një përfaqësues të opozitës. Ju nuk e kuptoni që jeni bërë qesharakë me këto marrëveshjet tuaja. Mendoni se do t’i shpëtoni drejtëisë duke bërë marrëveshje me SHBA. E çfarë ndodhi, jeni peng të Belinda Ballukut dhe hetimet vijuan, përveç shpërdorimit të detyrës iu ngrit dhe akuza për korrupsion. Hiqeni si proamerikanë, por jeni tufë të korruptuarish të rëndomtë”, deklaroi Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?