FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke, shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe

Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva. Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.

“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdêkjes.

Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?