Humb djalin e vetëm, shkrimtarja: S’është e lehtë ta lyejë bojën me të zezë
Sëmundja e mposhti. Lajmin më të hidhur dhe tragjik të jetës së saj, shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka, e ka dhënë vetë. Djali i vetëm i shkrimtares, është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 18-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Siç shkruan e përlotur në facebook, ”nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush”.
Ceremonia mortore për djalin e Flutura Açkës do të mbahet në Utrecht të Holandës, ku shkrimtarja shqiptare jeton prej disa vitesh.
Stafi i gazetës ”Koha Jonë”, i shpreh ngushëllimet e sinqerta shkrimtares dhe familjes për këtë humbje tragjike.
KOHA JONË SONDAZH

