Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën e sotme pas një arresti kardiak.

Bëhet me dije se ai vuante nga disa sëmundje të tjera, që duhet se ia kanë rënduar shëndetin së fundmi, teksa policia zbulon edhe dinamikën e ngjarjes dhe detajet mjekësore.

“Shtetasi Luan Bundo i datelindjes 01.07.1957, lindur dhe banues në Tiranë, dënuar me 10 vjet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshjem të kufijve, mashtrim, mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas ishte i diagnostikuar Dg: Paraparez inferior ira. Hipokalemia servere. SIZ. HTA. APQ. KMP hipertensive. Diabet mellitus. Me date 22.04.2026 ne mengjes ky shtetas, eshte evidentuar me probleme shendetesore, i jepet ndihma e pare mjekesore dhe niset me urgjence ne Spitalin e Fierit. Rreth ores 08:20 konkludohet nga mjeket e spitalit Fier qe ky shtetas ka bere Exitus letalis vdekje) suspekt arrest kardiak”– njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?