Humb jetën i riu, një tjetër rezulton i zhdukur

Kishin dalë për peshkim në lagunen e Karavastasë që prej mbrëmjes së 30 dhjetorit por nuk janë kthyer më.

23-vjeçari Klodi Dervishi u gjet sot i pajetë në fshatin Muçias nga peshkatarë të tjerë që kishin dalë për të gjuajtur peshk.

I riu kishte dalë për peshim me varkë sëbashku me 25-vjeçarin Arbër Ismaili, kërkimet për të cilin vijojnë ende.

Alarmin për zhdukjen e dy të rinjve nga fshati Kryekuq i komunës Rremas e dhanë mëngjesin e sotëm familjarët e tyre, të cilët njoftuan policinë.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë mund të kenë pësuar ndonjë problem në varkë, çfarë ka sjellë më pas mbytjen e 23-vjeçarit Dërvishi.

SHKARKO APP