Humb jetën marinari gjerman në Vlorë, dyshohet se pësoi infarkt në jaht

Një shtetas gjerman është dërguar të dielën pa shenja jete në spitalin e Vlorës. Mësohet se shtetasi gjerman është identifikuar si Michael Scherer.

42-vjeçari mendohet se ishte i punësuar si marinar në një jaht privat dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Ai është dërguar në morgun e spitalit te Vlorës, i shoqëruar nga policia, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?