Humb jetën në aksident djali 19-vjeçar i shkrimtarit Visar Zhiti

Djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Visar Zhiti, ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa ishte kthyer për pushime.

Atjon Zhiti, 19-vjeç,  ishte student për filozofi që prej vitit 2013 në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano, Itali. Sipas hetimeve të para të policisë rrugore,mësohet se  shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia e madhe. Mësohet se ai është përplasur ndërsa udhëtonte me motor me trafik-ndarësen e autostradës duke marrë plagë të rënda që e kanë bërë të pamundur mbijetesën e tij. Motorin e drejtonte shoku i tij Serxhio Matiani, i cili është në gjendje të rëndë. Sipas policisë 19-vjeçari Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër.

Ai ishte djali i vetëm i ish-ministrit të Kulturës Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste. Ndërkohë në faqen e tij të “Facebook”, miq e të afërm kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për këtë ngjarje tragjike që i mori jetën 19-vjeçarit.

SHKARKO APP