Humb jetën prej 2 ditësh në lumin Drin në Kukës, asnjë polumbar në ndihmë të familjarëve

Një i ri, 20 vjeç ka humbur që prej ditës së djeshme dhe dyshohet se është mbytur në lumin Drin i Zi në Kukës. Policia në njoftimin e saj zyrtar tha se është duke punua për gjetjen e trupit të viktimës, ndërsa qytetarët tregojnë krejt të kundërtën.

Megjithëse policia tha se do të niste kërkimet përmes polumbarëve të forcave RENEA për gjetjen e trupit të pajetë të djalit R. Spahiut, deri më tani asnjë gjë nuk është bërë.

“Ne Drinin e Zi ne zonën e Kukesit, komuna Ujmish eshte mbytur nje person. Ka 2 dite dhe vetem familjare dhe te afërm po e kerkojne. As organet e policisë dhe as polumbare akoma s’kane ardhur. Ju lutem, denoncojeni kete rast. Akoma s’eshte gjetur 21-vjecari”, shkruan një banor i zonës tek JOQ, që ka sjellë edhe fotot e të riut që ka humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mjafton fatkeqësia, por në mes të mortit janë vetë familjarët ata që duhet të bëjnë të pamundurën për gjetjen e trupit të viktimës, pasi shteti i ka lënë në mëshirë të fatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?