Humb jetën shefi i drejtorisë anti-narkotik, dyshohet vetëvrasje

 Shefi i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm dhe sipas Policisë së qytetit juglindor dyshohet për vetëvrasje.

Burime policore konfirmojnë se rreth orës 08.10 të mëngjesit, oficeri i Policisë (Shef i Sektorit të  Narkotikëve në  Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë) shtetasi Erion Bino, 30 vjeç, banues në lagjen 9 Korçë, dyshohet  se ka qëlluar veten, me armën e tij të zjarrit tip “Pistoletë”.

Bino, sqaron policia është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës, por ka ndërruar jetë. Menjëherë u ngrit  Grupi Hetimor, i cili  po kryen veprimet në vendngjarje, për të  zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. Veprimet  kryesohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.

SHKARKO APP