Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me murin,humb jetën 53-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku si pasojë e një aksidenti një 53-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, 53-vjeçari me inicialet N.R., dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës.

“Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP