Humb kontrollin e mjetit në unazën e Fierit, shoferi përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip BMW ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me dy makina të tjera të parkuara në anë të rrugës.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit BMW, i cili u dërgua me urgjencë me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën edhe për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e qarkullimit normal në segmentin rrugor ku ndodhi përplasja.
KOHA JONË SONDAZH

