Humb një turist maqedonas në plazhin e Durrësit

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se një ditë më parë ka mbërritur një denoncim në zyrat e saj për zhdukjen e një shtetasi maqedonas që kishte ardhur me pushime në Shqipëri.

Sipas policisë, më datë 05.08.2016, rreth mesditës ka humbur shtetasi Jakup Ramadani 67 vjeç, lindur dhe banues në Gostivar.Ai është i gjatë rreth 1.67 cm i gjatë dhe trup dobët.

Familjarët tregojnë që ai ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtra, ngjyrë blu, pantallona të shkurtra, ngjyrë jeshile dhe sandale. Gjithashtu bëjnë me dije se është i sëmurë me diabet, nuk ka dhëmbë dhe i dridhet buza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë njoftim ka vënë në dispozicion të gjitha shërbimet për ta kërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të gjithë qytetarët të cilët mendojnë që e kanë parë diku ose po e shohin momentalisht ,janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?